09:28 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

Nafta falas, Rama: Fermerët mund ta marrin përmes një aplikimi në e-Albania

Fermerët tashmë mund të aplikojnë në e-Albania që të marrin falas sasinë e naftës.

Është vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që jep njoftimin për ta dhe thotë kjo sasi që merret falas, dje paguhej si akcizë, taksë qarkullimi dhe taksë mjedisi.

“Mirëmëngjesi dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës shoqërohej me një video ku kishte dëshmi të fermerëve të ndryshëm që bënin thirrje për aplikim.

“Kam dëgjuar në televizor dhe shkova aplikova, çdo gjë në rregull. U themi pronarëve që ta bëjnë seriozisht”, tha një prej tyre.

“Të aplikojnë sepse është një rast shumë i mirë, nuk duhet humbur”, tha një tjetër.