17:38 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nafta “rrëshqet” në 55 dollarë, investitorët presin aksionet e OPEC-ut

Çmimi i naftës amerikane sot ka rënë në nivel prej 55 dollarësh për barel, pasi që tregtarët nuk janë më të sigurt se Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) dhe Rusia do të vazhdojnë marrëveshjen për uljen e prodhimit edhe pas marsit të vitit të ardhshëm.

Çmimet e naftës në Nju Jork shënuan rënie për 0,3 për qind, pas rënies prej 2,5 për qind në dy sesionet e mëhershme.