75 Mall Live Search
17:20 / E Hënë, 09 Mars 2026 / KV

Nafta rritet/ “1-shat” shtrenjtohen, çmimi shkon në 1 euro (VIDEO)

“1-shat”, apo taksistët që operojnë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, kanë rritur çmimin në 1 euro.

Shoferët deklaruan se ngritja e çmimit nga 0.70 euro në 1.00 euro vjen për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Sipas tyre, ky vendim erdhi detyrimisht pasi nuk mund të mbulojnë shpenzimet e tyre gjatë operimit Prishtinë-Fushë Kosovë, dhe anasjelltas.