16:24 / E Martë, 15 Mars 2022 / OSH

Nafta u bë shkak i rritjes së çmimit të taksive

Ngritja e çmimit të naftës u bë shkaktare për shtrenjtimin e çmimit të startit të radio taksive nga 1.50 euro në 2.00 euro.

Kërkesa për shtrenjtimin e çmimit të startit ishte kërkesë e Shoqatës së Radio-Taksive.

“Pas ngritjes së çmimit të naftës, kemi marrë kërkesa të vazhdueshme nga shoqata e radio taksive, për ngritje të çmimit të shërbimeve. Pas takimeve të përbashkëta, konsultimeve të brendshme, dhe me dakordim të Kryetarit të Komunës, është aprovuar kërkesa e shoqatës së radio taksive, vetëm sa i përket tarifës së nisjes, nga 1.50 Euro në 2.00 Euro, për 1.5 km të para”.

“Pra, lidhur me këtë, është ndryshuar Vendimi 01.nr.344-40495 i datës 27.03.2013, sa i përket tarifave të nisjes, ndërsa pjesa tjerë e Vendimit ka mbet e pandryshuar”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës për klankosova.

Komuna e Prishtinës në përgjigje theksoi se do të bëjë monitorimin e vazhdueshëm të çmimit të produkteve dhe posa të normalizohet çmimi i naftës do të rishqyrtohet vendimi i rikthimit të tarifave të mëparshme.

“Si Komunë e Prishtinës, jemi në proces të monitorimit të vazhdueshëm të çmimeve të produkteve, dhe posa të normalizohet çmimi i naftës , ne do ta rishqyrtojmë vendimin dhe t`i kthejmë tarifat e mëparshme”.