75 Mall Live Search
10:48 / E Martë, 24 Qershor 2025 / L K

Naftëtarët japin “myzhde”: Po bien çmimet e naftës në Kosovë

Kryetari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka njoftuar se çmimet e naftës kanë filluar të bien edhe në Kosovë.

“Pas marrëveshjes për armëpushim mes Iranit dhe Izraelit, tensionet janë ulur dhe çmimet e naftës kanë filluar të bien. Tregjet nuk po e shohin më si të afërt rrezikun për një luftë të madhe apo mbylljen e ngushticës së Hormuzit, që është rrugë kyçe për furnizimin me naftë. Prodhimi i lartë nga SHBA dhe kërkesa më e dobët nga Kina dhe Europa po e shtyjnë çmimin edhe më poshtë. Por nëse armëpushimi prishet ose ka ndonjë sulm në zonat e naftës, çmimet mund të rriten sërish shumë shpejt.
Çmimet aktuale në Kosovë janë:
Diesel: 1.24€-1.32€
Benzin: 1.23€-1.31€” shkruan Berjani në njoftim./Indeksonline/