75 Mall Live Search
14:33 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / AR

Naftëtarët letër publike kryeministrit Kurti: Këto janë kërkesat tona, ose i mbyllim të gjitha pompat!

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës përmes një letre i është drejtuar kryeministrit, Albin Kurti, zv.kryeministrit Besnik Bislimi dhe ministrave Rozeta Hajdari dhe Hekuran Murati.

Ata kanë 8 kërkesa ndaj tyre, në të kundërtën thonë se do i mbyllin të gjitha pikat e derivateve në tërë territorin e Kosovës, raporton Indeksonline.

Siç thonë ata, janë për rregullim të mirëfilltë të industrisë së naftës por jo “me vendime arbitrare që kanë për qëllim dëmtimin e industrisë së naftës dhe jo mbrojtjen e konsumatorit”.

Më poshtë letra e plotë: