14:59 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Naftëtarët: Ndalja e veturave në qendër të Prishtinës, spektakël mediatik!

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës është deklaruar se ndalja e veturave për të mos hyrë në qytet është më shumë spektakël mediat, se masë parandaluese e ndotjes së ajrit.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, për Indeksonline ka thënë se duhet merren masa preventive reale, duke filluar nga kontrolli i cilësisë së derivateve në kufi e heqja e akcizës së gazit.

Sipas tij, cilësia e naftës e kontrolluar nga MTI është në nivel.

“Derviatët e naftës po kontrollohen dhe sipas ministrisë cilësia është e mirë. Në kohën e ish-ministres Bajrami nuk është kontrolluar as dy për qind ndërsa në kohën e ministrit të tanishëm nga kontrolli i 60 autobotëve, të gjithë kanë dal konform. Nuk kisha deshtë me mendu që është spektakël mediatik, që do të thotë derviatet janë në nivel.

Bernjani thotë se sipas ministrisë që fillimi kur ka nis kontrolla e cilësisë së derviatëve e deri tani në janar, cilësia e tyre nuk ka mbërri 2 përqind, maksimumi 3 .

“Pra, do të thotë se cilësia e tyre po kontrollohen pa kufi. Kjo kërkesë e Shoqatës së Natarëve është që cilësia e derviatëve të kontrollohet në kufi. Ndotja e ajrit nuk mund të themi se e bëjnë derviatat e naftës, sepse nuk kem një vendim që mundemi me thanë kështu”, u shpreh Berjani.

Ai ka shtuar se kërkesat e shoqatës janë t’i jepet hapësirë gazit, të heqet akciza dhe kështu ambienti do të ishte më i pastër.

“Ne si shoqatë kemi kërkuar ti jepet hapësirë gazit, të hiqet akciza, kur të hiqet qytetarët përfitojnë 35 cent litër gaz, kështu ambienti do të ishte më i pastër. Ne kemi kërkuar që gazrat nëpër automjete të kontrollohen, edhe ky rast mundet me rreullu këtë problem por deri me tani ky spektakël mediak me i blloku rrugët është i dëmshëm për qytetarin dhe nuk është në rregull. Këtu duhet të merren masa preventive reale të kontrollohet cilësia në kufi, të hiqet akciza e gazit dhe të kontrollohet derivatet e automjeteve. Vetëm kështu do të dihej ku është problemi, ministrat e tashëm po bëjnë spektakël mediatik, me tepër po dalin në TV se që po marrin masa” ka përfunduar ai.

Ndryshe, sot shumica e veturave nuk janë lejuar të hyjnë në kryeqytet, ndërsa udhëtimet po bëhen me trafik urban./Indeksonline/