21:58 / E Diele, 22 Maj 2022 / AR

Nagavci: Buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se buxheti për këtë vit në arsim është 12 përqind më i lartë sesa ai i vitit 2021.

Nagavci tha se avancimi i sistemit arsimor është prioritet, me nxënësit dhe mësimdhënësit që do të jenë në qendër.

“Arsimi është e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e brezave që vijnë.  Arsimi nuk është partiak që të na ndajë, nuk është vetëm profesion , është mbi të gjitha mision. Mision që na bashkon“, ka shkruar Nagavci bashkë me njoftimin.

“Duke avancuar edukimin dhe përmirësuar rezultatet në arsim e zhvillojmë edhe shtetin”, shtoi ministrja.