75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Nagavci e LVV-s fton qytetarët të kenë durim deri në formimin e Qeverisë

Arbërie Nagavci, nënkryetarja e Kuvendit nga  Lëvizja Vetëvendosje të premten u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë durim deri në formimin e Qeverisë, shkruan IndeksOnline.

Nagavci ka thënë se përkundër tensionit e presionit, vendimet duhet të jenë të matura mirë, të kujdesshme e të drejta.

“Dëshira për zgjidhje të shpejta e arritje të marrëveshjes, sado e kuptueshme, nuk mund të jetë arsyeja për të humbur durimin”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Interesimi i opinionit dhe vëmendja për çështjet që janë me interes të përgjithshëm është i natyrshëm dhe i pritshëm.

Pa marrë parasyshë se cilat janë motivet e interesimit, është legjitime e drejta për të ditur. Por nuk duhet harruar se shpesh herë ndalimi për të sqaruar gjithçka, mund të na pengoj për të arritur qëllimin final.

Andaj dhe duhet durim e angazhim për të arritur te caku.

Në Kryesinë e LV! i kemi deleguar detyrën e zhvillimit të bisedimeve grupit punues deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për vendit, sipas vullnetit të shprehur nga qytetarët. Andaj dhe me besimin e plotë tek Kryetari Kurti dhe kolegët tanë ftoj për durim.

Në momentet e rëndësishme, përkundër tensionit e presionit, e madje pikërisht për këtë, vendimet duhet të jenë të matura mirë, të kujdesshme e të drejta.

Dëshira për zgjidhje të shpejta e arritje të marrëveshjes, sado e kuptueshme, nuk mund të jetë arsyeja për të humbur durimin.

Rruga përpara është e gjatë, ka momente zhgënijim e frike, por vendimet e drejta na sigurojnë që shpresa për zhvillim, angazhimi për drejtësi e kohët e bukura, të jenë më të afërta e të zgjasin më shumë.