Nagavci e VV-së: Jemi në pandemi, sa më shpejt të krijohen institucionet

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që më 22 mars të mbahet seanca konstituive për krijimin e institucioneve.
Kështu, partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, u ka sugjeruar të gjitha partive ta hapin rrugë për krijimin e institucioneve.
“Lëvizja i ka votat për krijimin e Qeverisë. Është e rëndësishme që institucionet të krijohen sa më parë. Jemi në kohën pandemie. Është e rëndësishme për interesin e vendit që sa më shpejt të vazhdojë puna”, ka deklaruar Arbërie Nagavci.