12:43 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Nagavci e VV-së për postin e presidentit: Jo domosdoshmërisht duhet të jenë kuadro të LDK-së

Posti i presidentit është shndërruar në një ‘mollë sherri’ për LDK-në e Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e koalicionit qeverisës.

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që ai të bëhet me marrëveshje të përbashkët, por LDK po kërkon që propozimi të bëhet nga ata, transmeton Indeksonline.

Deputetja e LVV-së ,Arbërie Nagavci për KP beson se posti i presidentit nuk duhet të jetë kuadro i LDK-së.

“Jo domosdoshmërish duhet të jenë kuadro të LDK-së. Ne e kemi shprehur të qartë se do të dëshironim që të kemi një person i cili paraqet unitetin e popullit. Bashkë me LDK-në do të angazhohemi që të gjejmë një person, kandidat ose kandidate i cili në mënyrën më të mirë do të paraqiste unitetin e popullit”, thotë Nagavci./Indeksonline/