75 Mall Live Search
18:20 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nagavci e VV-së thirrje LDK-së: Hapni udhë krijimit të institucioneve

Edhe pse kaluan muaj që nga mbajtja e zgjdhjeve, vendi vazhdon të mos ketë ende udhëheqjen e re shtetërore.

Partia fituese e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendsoje si dhe partia e dytë, LDK ende nuk kanë arritur dakordimin për të lidhur koaliconin qeverisës.

Pavarëisht takimeve të shumta nga anëtarët e këtyre partive, madje dhe të liderëve marrëveshja ka ngecur pikërisht tek ndarja e ekzekutivit.

Një ditë pas shënimit të themelimit të 30 vjetorit të LDK-së, deputetja e Lëvizjes Vetëvendsoje, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë anëarët e simpatizantët e kësaj partie.

Përpos kësaj, Nagavci tha se tani për tani nuk ka prioritet më të madh se theemlimi i Qeverisë, duke shpresuar se LDK do t’i hap udhë krijimit të institucioneve, transmeotn Indeksonline.

Ajo shtoi se qeveria VV-LDK do të ketë shumë punë para vetes, pas besimit të dhënë nga qytetarët.

Postimi i plotë:

Një ditë pas festes se shënimit të 3 dekadave të LDK-së.

Urime të gjithë anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së!

Në këto momente të rëndësishme për vendin, s’ka prioritet më të madh se themelimi i Qeverisë, se ndryshimi i mënyrës së qeverisjes të cilën e kemi parë që dy dekada tashmë, se jetësimi i vullnetit të qytetarëve, se ndalja me abuzimin që po vazhdon të bëjë me buxhet e vendime të dëmshme, qeveria e dorëhequr.

Shpresoj se përfaqësuesit e LDK-së, një parti që e konsideron veten si institucionaliste, do t’i hapin udhë krijimit të institucioneve. Do të marrë përsipër përgjegjësitë që na dhanë qytetarët për të formuar qeverinë, në zgjedhjet parlamentare dhe në harmoni e respektim të Kushtetutës.

Qeveria LV!-LDK do të ketë shumë punë para vetes, na është dhënë besimi e qytetarët presin të filloj sa më parë jetësimi i programit për të cilin jemi pajtuar tashmë bashkë.

Shpresoj shumë që të arrihet marrëveshja para konstituimit të Kuvendit. Pres që përfaqësuesit e LDK-së dhe deputetët që kanë marrë përgjegjësi nga qytetarët, të jenë aktivistë të vërtet politik, të tillë që pozitën e deputetit e shofin si përgjegjësi, si mundësi për të punuar për të mirën e përgjithshme dhe se me votim të qeverisë do të fillojnë punën në realizimin e përgjegjësive për besimin që kanë marrë.

Na nevoitet një qeveri e ndryshimit që bazohet në mirëbesim e bashkëpunim konstruktiv.