Nagavci e VV-së: Urime, na priftë e mbara!

Zyrtarja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Arbërie Nagavci ka uruar gjithë qytetarët e Republikës për zgjedhjet e mbajtura.
Duke mos përmendur ndonjë shifër apo përqindje, ajo ka falënderuar nga zemra fansat e saj në Facebook.
“Urime të dashur njerëz të mirë të këtij vendi! Faleminderit nga zemra e na priftë e mbara!”, ka shkruar ajo.
