75 Mall Live Search
22:27 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / Z S

Nagavci: LDK duhet të reflektojë dhe ta votojë Qeverinë Kurti për interes të vendit

Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të votojë formimin e Qeverisë Kurti, duke theksuar se kjo do të ishte në interes të vendit dhe për të shmangur dy palë zgjedhje.

“Duhet me prit që LDK-ja për interes të vendit, me votu qeverinë Kurti, me bë koalicionin edhe mos me dërgu vendin në dy palë zgjedhje, të bëj edhe marrëveshje,” ka deklaruar Nagavci.

E pyetur nëse kjo është një ftesë e re për LDK-në, ajo ka theksuar se partia duhet të reflektojë dhe të tregojë përgjegjësi institucionale.

“Unë besoj që LDK duhet me reflektu. Prej momentit të parë kur Kurti iu ka dërgu ftesën, ka qenë e mundur që të ulet dhe të diskutohet. LDK nuk është herë e parë që ka bërë marrëveshje në emër të krijimit të institucioneve për të mirën e vendit. Votimi i Qeverisë Kurti është vetëm vazhdimësi e punëve të mira,” ka shtuar ajo./Indeksonline/