Nagavci: Mund të jeni mërzitur nga zgjedhjet e shpeshta, por mos u dorëzoni, votoni!

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë thirrje për të dalë në votim në raundin e dytë të zgjedhjeve.
“Kemi pasur disa palë zgjedhje këto vitet e fundit, lokale e qëndrore, disa edhe mund të jenë mërzitur. Por mos u dorëzoni, se ndryshimin e bëjmë bashkë, me votë”, ka shkruar ajo në Facebook, raporton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, Votoni!
Dita e sotme është shumë e rëndësishme për komunat, për katër vitet e ardhshme.
Kemi pasur disa palë zgjedhje këto vitet e fundit, lokale e qëndrore, disa edhe mund të jenë mërzitur. Por mos u dorëzoni, se ndryshimin e bëjmë bashkë, me votë.
Në mënyrë demokratike e përmbyllim këtë cikël zgjedhjesh.
Mos u dorëzo në finale, Voto.