15:07 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Nagavci: Nuk është koha që presidenti t’i thërret partitë në takime

Ftesën e presidentit të vendit Hashim Thaçi ndaj liderit të partisë së saj, Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit në vend, me votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kurtit, e ka komentuar  Arbërie Nagavci,ka thënë se tani nuk është koha për takime, transmeton IndeksOnline.

“Tani nuk është koha e takimeve, është koha që maksimalisht të jemi të koncentruar në respektimin e vendimeve të qeverisë dhe ekspertëve. Presidenti i vendit e ka obligim që të respektoj Kushtetutën dhe nenin 82, që pas kësaj situate të shpërndaj Kuvendin. Është e rëndësishme  që qeveria të vazhdojnë detyrën”, tha Nagavci, e cila dorëzoj në emër të deputetëve te partisë së saj, në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të thirrjeve të Thaçit ndaj qytetarëve për moszbatim të urdhrave të qeverisë./IndeksOnline/