Nagavci pas zgjedhjes së rektorit të ri të UP-së : Pres punë të pakompromis për shkencën dhe universitetin

Që nga sot Universiteti i Prishtinës ka një rektor të ri.
Me 6 vota për, rektor i UP-së është zgjedhur profesori Arben Hajrullahu ndërsa kanë qenë gjithsej 4 kandidatë që kanë aplikuar për këtë pozitë.
Lidhur më këtë ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit,Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Nagavci ka thënë se pret punë të pakompromis për shkencën dhe universitetin.
‘’Falenderoj Këshillin Drejtues të UP-së për punën që e kanë bërë në gjithë këtë proces. Jam mirënjohëse për bashkëpunimin korrekt të tyre dhe të kolegëve tjerë për mbështetjen pa kushte në angazhimin tonë të përbashkët drejt integritetit akademik e rendit institucional në këtë institucion.Pres që rektori Hajrullahu të punojë pa kompromis për shkencën e universitetin’’, është shprehur Nagavci.
Ajo ka falënderuar edhe Qerim Qerimin rektorin e deritashëm të UP-së.
‘’Rektorin e deritanishëm, Qerim Qerimi dhe ekipin e tj i falenderoj përzemërsisht për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur’’, ka thënë Nagavci./Indeksonline/