75 Mall Live Search
11:21 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nagavci: Për marrëveshjen në Washington, Qeveria e Hotit ka prapa vetëm gjysmën e LDK-së dhe një pjesë të Nismës

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje konsideron se marrëveshja e arritur në Washington është krejt e kundërt me zotimet që janë bërë nga Qeveria e Hotit.

“Ajo çfarë pamë të premten më 4 shtator ishin zotimet krejt të kundërta me deklarimet që i kemi pa disa herë dhe në dëm të interesave të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo, transmeton IndeksOnline.

No description available.

“Duhet përmendur faktin se kjo qeveri e paligjshme nuk mund të negociojë në emër të Republikës së Kosovës. Aktualisht për këto dakordime të arritura Qeveria e Hotit prapa ka vetëm gjysmën e LDK-së dhe gjysmën e Nismes, sepse këto janë të vetmet që nuk kanë paraqitur ankesa dhe vërejtje”, theksoi ajo.

Sipas saj, vetëm pas kërkesës së LVV-së, Hoti ka deklaruar se do të raportojë në Kuvend. /IndeksOnline/