75 Mall Live Search
12:38 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nagavci për Mikullovcin: E vizituam një javë më parë, na tregoi për projektet e reja

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, i ka dhënë lamtumirën e fundit, aktorit tashmë të ndjerë, Adem Mikullovcit.

Nagavci tregon se kishte vizituar Mikullovcin një javë me parë teksa u kishte treguar për idetë dhe projektet e reja, njofton Klan Kosova

Po ashtu Nagavci tha se Mikullovci u largua nga kjo botë ashtu si jetojë, paqësisht e me dinjitet.

Postimi i plotë: 

Lamtumirë, baca Adem!

U largove nga kjo botë ashtu si jetove, paqësisht e me dinjitet. Në takimin e fundit, vetëm një javë më parë na tregoje për idetë që kishe, për projekte të reja.

Të vizituam bashkë me Albulenën e Luanin në Ditën e Kushtetutës së Kaqanikut, me modesti e urtësi e solle biseden te aktiviteti i këtyre ditëve, te zhvillimet e fundit, po iu përcjelli na tha, na pyete për të gjithë. Na tregove se ke gati plot shkrime për një projekt të ri… por unë s’kam kohë më, se di a mund të punojë, jam lodhur. Por juve ju pres, ejani të gjithë me familje, merrini dhe fëmijët e rrimë një mbrëmje.

Do të mbetesh përjetësisht në kujtimet tona!

Pusho në paqe!