75 Mall Live Search
15:54 / E Martë, 23 Mars 2021 / AR

Nagavci pranon detyrën e ministres së Arsimit nga Likaj

Ish-ministri i Arimit, Ramë Likaj i ka dorëzuar detyrën ministres së re, Arbërie Nagavcit, shkruan Indeksonline.

Ai tha se përpjekjet për të kontribuar në fushën e arsimit do t’i vazhdojë edhe më tutje.

Postimi i plotë:

Me përgjegjësinë dhe konsideratat më të larta i dorëzova detyrën e Ministres së Arsimit dhe Shkencës zonjës Arbërie Nagavci.

Gjithsesi, përpjekjet e mia për të kontribuar në fushën e arsimit do t’i vazhdoj edhe më tutje.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion në këto kohë sfiduese me pandeminë pati dhe ka sfida të panumërta para vetes. Pavarësisht kësaj, ne kemi nisur shumë punë të mbara e gjithmonë ka vend për të bërë më shumë.

Uroj e shpresoj që do të vazhdohen punët e mira dhe  vendi ynë do të numërojë edhe shumë të arritura të tjera në fushën e arsimit.

Të gjithëve na bashkon qëllimi i arritjes së cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim. Të gjithë ne kalojmë në procesin e arsimimit që na përcakton të ardhmen dhe parametrat e zhvillimit shoqëror.