Nagavci: Qeveria dhe MAShTI po e rifunksionalizojnë Këshillin Kombëtar të Shkencës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Qeveria dhe MASHTI kanë sjellë një frymë të re dhe qasje konstruktive për rifunksionalizimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe programit të tij.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se plani i tyre është që ta intensifikojmë këtë qasje, duke e pasuruar me elemente të kohës, me metoda moderne, dhe me mbështetje e hapësirë të shtuar për aktivitete shkencore.
“Në tryezën shkencore mbi fillimin e zbatimit të Programit Kombëtar të Shkencës, ku morën pjesë përfaqësues të universiteteve, OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare u disutua për Programin Kombëtar të Shkencës. Qëllimi i kësaj tryeze është përmirësimi i mekanizmave dhe rritja e mbështetjes së veprimtarisë shkencore në Kosovë me ç’rast u prezantuan objektivat kryesore të këtij programi”, ka shkruar Nagavci./Indeksonline/