Nagavci reagon pas rrahjes në shkollën “Pavarësia”: Dhuna nuk ka vend në shkolla
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arberie Nagavci, ka dënuar rastin e dhunës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, duke theksuar se çdo formë dhune është e papranueshme dhe nuk ka vend në institucionet arsimore, transmeton IndeksOnline.
Sipas saj, shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt ku mbizotëron respekti dhe dialogu, ndërsa përgjegjësia për edukimin e fëmijëve kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm mes prindërve dhe shkollës.
Nagavci ka nënvizuar se siguria në shkolla nuk është opsion, por obligim, dhe të gjithë aktorët përgjegjës duhet të veprojnë me përgjegjësi për të garantuar mjedise të sigurta dhe dinjitoze për nxënësit dhe stafin.
Sttusi i saj i plotë:

