75 Mall Live Search
10:24 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nagavci thotë se Thaçi, mbrëmë, kërcënoi dhe shantazhoi Vjosa Osmanin

Nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci, ka vlerësuar paraqitjet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në debate e studio televizive, duke thënë se ai asnjëherë nuk ka përfaqësuar unitetin e popullit. Nagavci përmes një statusi në Facebook ka theksuar se e tërë çka kemi parë nga Thaçi është një person që shpreh mllef shpërndan gjuhë të urrejtjes.

Nagavci ka thënë mes tjerash se presidentin mbrëmë ka  kërcënuar dhe shantazhuar me gjuhën e tij kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani.

“Mbrëmë Presidenti Thaçi kërcënoi e shantazhoi Kryeparlamentaren Osmani, gruan më të votuar. Dhe ashtu siç bën gjithnjë, pasi i mungojnë argumentet dhe aftësia për të diskutuar në mënyrë parimore ai shpif e shpërndan vrerin e tij rreth të tjerëve, duke u munduar të godas në familje”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka kritikuar edhe krerët e LDK-së të cilët sipas saj po heshtin para këtyre akuzave e veprave të Thacit, që po bëhen ndaj nënkryetares së tyre.

Statusi i plotë i saj: