75 Mall Live Search
12:24 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nagavci: Thaçit s’i nevojitet me shpall gjendje të jashtëzakonshme, pasi që tashti e ka Qeverinë

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Thaçi në konferencën e sotme të shtypit.

Ajo tha se presidendetit  tashmë nuk i nevojitet ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshm, për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetua.

Ky është postimi i plotë i saj:

Presidenti Thaçi paska mbajtur konferencë shtypi për të deklaruar: “ E urrej gjendjen e jashtëzakonshme”.

Janë së paku dy arsye që kjo është deklaratë e pritshme,
E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe kjo publikisht, njësoj ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve.

Dhe e dyta, tashmë nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tashti e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat, që nuk i takojnë, madje përtej kësaj.

Dhe në fund paska lënë të hapur mundësinë që të ndërhyjë prapë nëse e sheh të nevojshme: ”Nëse nuk ka përmirësim të gjendjes, atëherë institucionet do të detyrohen t’i kthejnë masat kufizuese”, shtoi presidenti.