75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / P M

Nagavci: Vetëm në përmirësim të infrastrukturës arsimore, qeveria e Kosovës në këtë mandat të kryetarit Aliu ka investuar afër tetë milionë euro

E ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci shtoi se deri më tani për arsimin në komunën e Shtimës është investuar afër tetë milionë euro.

Nagavci, këtë e vlerësoi si rezultat të suksesshëm dhe të bashkëpunimit lokal dhe qendror.

“Vetëm në përmirësim të infrastrukturës arsimore, qeveria e Kosovës në këtë mandat të kryetarit Aliu ka investuar afër tetë milionë euro duke ndërtuar çerdhe të reja, salla të edukatës fizike, kabinete, laboratore dhe duke ofruar mundësi më të mira për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Rezultatet e punës dhe bashkëpunimit të suksesshëm që kemi pasur do të jenë rezultate të fëmijëve tanë në mirë edukimin dhe formësimin e tyre”, shtoi Nagavci.