75 Mall Live Search
21:04 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / F.R

Nagavci zotohet për investime dhe përkrahje për fëmijët me nevoja të veçanta

Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, ka vizituar sot SHMU “Mitrush Kuteli” në Lagjen Mati 1, për t’u njohur nga afër me punën që po bëhet në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për zbatimin e politikave për arsim gjithëpërfshirës.

Nagavci shprehu mirënjohje të veçantë për prindërit, mësimdhënësit dhe asistentët e këtyre fëmijëve, duke theksuar se përmes Garancisë Specifike, tashmë komunat kanë mundësi të punësojnë asistentë për këtë kategori.

“Si Ministri e Arsimit, mbetemi të përkushtuar të investojmë edhe më tej në zhvillimin dhe kualifikimin e kuadrove të reja dhe të domosdoshme për tregun e punës,” theksoi Nagavci.

Gjatë vizitës, ajo u prit nga drejtoresha e shkollës dhe stafi arsimor, duke vlerësuar përkushtimin e tyre për ndërtimin e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, cilësor dhe të barabartë për të gjithë fëmijët.

Nagavci shtoi se mbështetja për fëmijët me nevoja të veçanta dhe fuqizimi i profesionistëve që punojnë me ta do të mbeten ndër prioritetet kyçe të dikasterit që ajo drejton./IndeksOnline/