75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / Gj. Sh

Nagelsmann: E merituam vendin e parë

Trajneri i Kombëtares Gjermanisë, Julian Nagelsmann është shprehur i kënaqur me skuadrën e tij.

“Die Mannschaft”, përmbyllën grupin e tyre me një barazim 1-1 kundër Zvicrës dhe siguruan kreun e tabelës.

“Zvicra ishte shumë e vështirë për t’u përballur, ne u mbajtëm mirë. Në fund e merituam barazimin dhe fituam grupin edhe nëse duhej të rrezikonim shumë para se të gjenim rrjetën. Goli i Fullkrug ishte shumë i bukur”, u shpreh Nagelsmann.

Kujtojmë edhe njëherë që Gjermania nikoqire, arriti të kualifikohet në fazën e 1/8-tave dhe e përmbylli në vendin e parë, me Zvicrën në vendin e dytë, Hungaria në vend të tretë dhe Skocia në fund të tabelës./IndeksOnline/