75 Mall Live Search
13:45 / E Premte, 17 Shtator 2021 / OSH

Nagelsmann elozhe për Lewandowski, thotë se mund të luaj edhe NFL

Julian Nagelsmann ka folur për sulmuesin Robert Lewandowski, duke e vlerësuar lart lojën e tij, transmeton Indeksonline.

Tekniku gjerman ka thënë se polaku mund të luante edhe në NFL dhe sipas tij ai do të impresiononte edhe aty.

Ish-sulmuesi i Dortmund ka qenë i frikshëm për kundërshtarët pasi që aftësitë e tij për të shënuar janë mbreslënëse dhe trajneri i tij thotë se ai është një sportist i kompletuar i cili do të përshtatej edhe në futbollin amerikan jo vetëm atë të evropës.

Lewandowski shënoi dy gola të martën në Camp Nou kundër Barcelonës, në fitoren e bavarezvë me rezultat 0-3 në kuadër të Ligës së kampionëve.