Nailiri flet për vdekjen e Shpat Kasapit: U ndjeva …
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 4, Nailiri, i ka shprehur edhe një herë ngushëllime familjes së Shpat Kasapit, për vdekjen e tij.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Nailiri thotë se u ndje jashtëzakonisht keq pasi mori vesh lajmin e hidhur.
“Jam ndje shumë, shumë keq, sepse përveç që Shpatin e kam intervistuar, pak kohë më përpara, ishte një periudhë që në Tiranë kemi banuar te i njëjti pallat, në palestër shkonim bashkë, kafen e mëngjesit thuajse çdo ditë e kemi pirë bashkë, dhe më ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tha ai.
Ai komentoi edhe videon virale, kur banorët e këndonin këngët e Shpatit, derisa konkurrenti më i ri, Labi, nuk mund të tregonte se fatkeqësisht ai ka vdekur, por dhimbja shihej në fytyrën e tij.
Ndryshe, Shpat Kasapi vdiq në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër.

