75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 16 Tetor 2022 / AR

Naim Abazi zbulon për herë të parë ditët më të errëta të jetës së tij

Naim Abazi ka bërë një rrëfim të rrallë.

I ftuar në T7 ai zbuloi një nga momentet më të vështira të jetës kur i ishte zbuluar një tumor në trupin e tij.

Ai deklaroi se gjithçka ishte e errët dhe e rëndë, marrë parasysh këtu edhe pritjet e analizave përfundimtare.

Një ditë në nëntorin e vitit 1996 preka në trup një tumor dhe si një goditje atomike ndikoi në psiqikën, mendjen në gjithçka të jetës sime. Si një frikë për një të panjohur që mund të ndodhte në ditët në vazhdim. Për fatin e keq u konstatua një tumor tek unë, i cili moment i bashkëbisedimit me doktorët e kohës me profesorët e mi vazhdonte të ishte një goditje e rëndë. Fillimisht të gjjthë dyshonin se bëhej fjalë për një kancer, e që ishte moment shumë i vështirë dhe i rëndë si të pritsha para litarit se kur do të ekzekutoheshe. Vendimimi im i shpejtë ishte se dua të operohem”, thotë nê mes tjerash Naimi.