13:54 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Naim Fetahu kandidat i PDK-së për kryetar të Podujevës

Naim Fetahu është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës.

Komuna e Podujevës do t’i nënshtrohet procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi që kryetari i deritanishëm, Agim Veliu mori pozitë ministrorë në kuadër të koalicionit VV-LDK, transmeton Indeksonline.

Fetahu ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në  të kaluarën, kurse në garë për të parin e Podujevës janë edhe Nexhmi Rudari nga LDK e Shejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje./Indeksonline/