23:57 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Naim Maloku: Akuza ndaj Thaçit është goditje e rëndë, duhet mobilizim

Në emisionin Special në KlanKosova , Naim Maloku ka thënë se “akuza ndaj Thaçit është goditje e rëndë për Kosovën dhe ky moment duhet të shfrytëzohet për unitet mes shqiptarëve dhe të shërbejë si moment kthese mes spektrit politik në Kosovë”.

I pyetur se si po e komentojnë në Slloveni? – Maloku tha: “Sllovenet e shohin si brengosëse këtë situatë dhe ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për Kosovën sikurse ata kanë qenë në krah të proceseve të Kosovës që nga lufta e fundit. Brenga e tyre është se a do mundemi ne ta tejkalojmë këtë krizë.

“Ata presin nga partitë tona të konsolidohen për të mirën e vendit”

Më pas Maloku ka thënë se “unë jam i bindur që në Kosovë do të tejkalohen ndasitë dhe do të gjejmë unitet dhe fuqi për ta kaluar këtë krizë sikurse kemi bërë gjatë historisë”.

I pyetur edhe se çka mendon për akuzën? Ai tha: “Unë nuk dua të hyj në punën e Gjykatës Speciale, por një gjë dua ta them se çdo tentim për të spekuluar ka me qenë i gabuar. Ne nuk mundemi me ditë çka po ndodh, neve na duhet ta bëjmë punën tonë dhe të jemi në nivel të detyrës”.

Më pas ai ka shtuar se “nuk ka dijeni për krime. UÇK-ja është përmbajtur rregullave të luftës. Këto akuza janë të Serbisë”