75 Mall Live Search
14:09 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Naim Maloku intervistohet nga Gjykata Speciale

Naim Maloku sot është intervistuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. Intervistimi i tij është kryer në Gjykatën e Qarkut, në Lubjanë, aty ku po jeton tashti Maloku.

Njoftimi i plotë i Malokut:

Bashkëluftëtarë të mi, familjarë dhe miq!

Ju njoftoj qe sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para Drejtësisë se Shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj gjykate si edhe konform ligjeve dhe juridiksionit slloven.

Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në gjykatë.

E falënderoi Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe shtetin slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë!

Lubjanë, 18.09. 2019