15:17 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Naim Musliu, Tomë Gashit: Ti zotëri nuk ki të drejt të thuash se djali im ka bërë vetëvrasje!

Naim Musliu, babai i të ndjerit Agon Musliut, ka treguar një shqetësim që ia ka paraqitur një avokati dhe deputetëve të Parlamentit.

Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë, ai tregoi se kishte sugjeruar avokatin Tomë Gashi që mos t’i referohet “vetëvrasje” aktit të djalit të tij.

“Obduksioni thotë se është vdekje e dhunshme. Ti zotëri (Tomë Gashi v.j.) nuk ki drejt me thanë që Agoni është vetëvrarë, pa e thanë fjalën e fundit gjyqi. Keni gabu të gjithë. Zoti mos e bëftë që askush me pas dhimbjen time”, është shprehur ai. /Indeksonline/