14:38 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Naim Musliu: Vdekja e djalit tim është politike, dërgimi në burgun e Albinit u bë nga Vetëvendosje

Në Komisionin hetimor për pandeminë, i pranishëm është babai i Agon Musliut që humbi jetën në Qendrën e Studentëve gjatë karantinimit, Naim Musliu.

Musliu është marrë në pyetje nga deputetët e këtij komisioni.

Më këtë rast ndër të tjera ai tha se Agoni s’ka qenë për karantinë dhe se djali ka treguar se ishte i shqetësuar.

“S’jam për karantinë, jam i shqetësuar e du me shku në shpi. Mundeni me e dit se pse ambasadori Cufaj e ka pas dokumentin, mundeni me e pyet. Me telefon ia kam dërgu. Agoni s’e ka pas dokumentin, e ka pas ambasadori.  Qeky dokument përmes një polici aty ia ka qu. E dinë hetuesit se thanë që e kanë pyetur edhe policin që ka shku e ia ka argumentu. Ka ardh një dokument që është i shqetësuar deh duhet me u liru. Por kjo ka qenë kryekëput vesh pas veshi e fjalë pas fjale, se është vdekje politike”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, Musliu tha se vdekja e djalit të tij është politike.

“Edhe vetë zv.ambasadori ka thënë se e ka vërejtë gjendjen e shqetësuar të djalit. S’po them pahiri se ky dërgim në burgun e Albinit është bërë pikërisht nga Vetëvendosje. Këta njerëz e kanë çu në atë burg”, shtoi ai./Indeksonline/