Naimi dhe Mihrija dalin me thirrje publike: “Më 17 shkurt, të gjithë në shesh”
Këngëtarët Naim Abazi dhe Mihrije Braha kanë publikuar një video në rrjetin social Facebook, përmes së cilës kanë ftuar qytetarët të dalin në sheshet e Kosovës më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë.
Në mesazhin e tij, Naim Abazi theksoi se kjo datë është një nga ditët më madhështore për shqiptarët, duke bërë thirrje për mbrojtjen e lirisë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Indeksonline.
“Më datën 17 shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës, në ditën më madhështore të shqiptarëve, ju ftoj të gjithëve, të madh e të vogël, të dalim në mbrojtje të lirisë, në mbrojtje të UÇK-së nga ora 14:00. Le të mbushen të gjitha sheshet e Kosovës në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë”, tha Abazi.
Ndërkohë, Mihrije Braha u shpreh shkurt, duke theksuar se tubimi do të jetë në sheshin e Prishtinës.
“Për çlirimtarët tanë, me datën 17 shkurt, në sheshin e Prishtinës”, tha ajo.
Mesazhin e tyre e përmbylli Naim Abazi me fjalët: “Liria ka emër”./Indeksonline/

