Nainggolan fajëson Monchin për largimin e tij nga Roma: “Do niste një luftë botërore”
Ylli i Interit, Radja Nainggolan, është kthyer për të komentuar largimin e tij nga Roma pas katër vitesh.
Nainggolan ishte për katër vite në formacionin më të mirë në Serie A, duke zhvilluar paraqitje fantastike.
Megjithatë, me ardhjen e drejtorit sportiv Monchi, Nainggolan u shit te skuadra e Inter.
Belgu ka thënë se Monchi nuk ishte sillur si profesionist ndaj tij, duke pohuar se nëse do vazhdonte këmbënguljen për qëndrim në Romë, do të niste një luftë botërore.
“Nese do të vazhdoja te këmbëngulja të qëndroja në Romë, do të niste një luftë botërore. Kam pasur një grindje me drejtorin sportiv Monchi, ai nuk sillej si profesionist ndaj meje. Nëse do te më kishte thënë se në verë duam të të shesim, do ta kisha pranuar. Përkundrazi, ai nuk e bëri këtë, dhe ndërkohë dërgoi disa ndërmjetës në Turqi për të negociuar me disa klube atje, pa dijeninë time. Në atë moment kuptova se koha ime në Romë nuk ishte e gjatë. Kishte nje zgjidhje ose ai ose unë” , deklaroi Nainggolan. /IndeksOnline/