14:53 / E Martë, 07 Mars 2023 / B O

Nainggolan: Në Itali luaj për një grusht kikirika!

Radja Nainggolan ka folur për rikthimin e tij në Itali dhe pjesën e hidhur që kaloi në Belgjikë tek Antëerpen. Futollisti belg ka thënë se në vendlindjen e tij nuk e trajtuan si duhet.

“Në Antwerp ata më trajtuan si një parazit, sikur të isha një copë…Ata morën Overmars si drejtor sportiv në përpjekje për të më rikthyer në ekipin kryesor, por askush nuk guxoi të dilte kundër presidentit. Kam qenë në shumë klube dhe asnjëherë nuk më kanë trajtuar kështu, nuk kam mundur të hyj as nga dera kryesore e qendrës stërvitore. Vajzat e mia ishin arsyeja kryesore që u ktheva në Belgjikë”, ka shpjeguar lojtari.

Nainggolan tani luan me Spal në Itali dhe ka një arsye për këtë.

“Në Spal luaj për një grusht kikrikash, por luaj më kënaqësi dhe e shijoj” ka thënë futbollisti belg./Indeksonline/