75 Mall Live Search
23:29 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / Gj. Sh

Nainggolan: Nuk e kishim lehtë ndaj Dritës

Radja Nainggolan ka folur pasi ekipi i tiij, Antwerp mposhti Dritën.
Ekipi belg, Antwerp, ka mposhtur me rezultat 2:0 Dritën, kështu duke e eliminuar nga garat evropiane.

E pas ndeshjes ishte Nainggolan që tha se e kanë pasur të vështirë të luajnë ndaj gjilanasëve.

“Nuk e kishim aspak të lehtë ndaj Dritës. U desh të djersitemi”, tha fillimish belgu për Super Sport.

Tutje, ish lojtari i Interit, e Romës u ankuar për fushën, duke thënë se ishte e rënduar.

“Një ndeshje shumë e vështirë. Terreni ka qenë i rënduar, nuk jemi në fazën më të mirë fizike, por kaluam tutje”, tha ai.

Antwerp me këtë fitore kalon tutje në fazën tjetër kualifikuese për në Ligën e Konferencës.