Nainggolan: “Shpresoj që shumë shpejt të kthehem në Romë”
Radja Nainggolan ka vizituar kryeqytetin italian ditë më parë.
Siç raportohet nga gazzetta.it, mesfushori belg i Interit ishte mysafir në shtëpinë e Kostas Manolas dhe kjo shihet edhe në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Mirëpo tema nuk është kjo. Sic raporton gazeta italiane, Nainggolan ishte përshëndetur nga shumë tifozë romanist.
Ata kanë këmbëngulur duke e pyetur ish lojtarin e Romës “Kur po kthehesh”?
Përgjigja e belgut ishte: “Shumë shpejt shpresoj. Unë nuk ju kam harruar”.
Vlen të theksohet se anëtari i Interit edhe më herët e kishte bërë publike dashurinë e tij për Romën, duke thënë se drejtori sportiv Monchi e kishte shitur atë dhe se nuk ishte vullneti i tij të largohej. /IndeksOnline/