Nainggolan thyen heshtjen pas arrestimit të tij

Mesfushori belg, Radja Nainggolan është në qendër të vëmendjes pas akuzës së tij për trafikim kokaine.
Lojtari, i cili aktualisht po hedh hapat e tij të fundit në karrierë në KSC Lokeren-Temse, një ekip i kategorisë së dytë në Belgjikë , është liruar së fundi me kusht.
Nainggolan, për mediumin belg “Het Laatste Nieuws”, dha detaje të tjera rreth kësaj ngjarje.
“Më morën në pyetje për katër orë. Kur donin të më paraqitnin para gjykatësit hetues ishte tashmë gjashtë e mbrëmjes. Më thanë se do ta kaloja gjithë natën në qeli . Ishte sikur të kishin arrestuar Pablo Escobar, megjithëse unë isha i lidhur me çështjet e drogës , thotë Nainggolan.
Nainggolan u arrestua më 27 janar, pesë ditë pasi nënshkroi për ekipin e tij të ri në Challenger Pro League, divizioni i argjendtë në Belgjikë. Futbollisti vazhdon më tej në intervistë:
“Nuk më bënë asnjë pyetje në lidhje me drogën. Thjesht donin të dinin se çfarë marrëdhënie kam pasur me këtë person”, shtoi Nainggolan./IndeksOnline/