Nait Hasani e zgjeron listën: Krejt i votojmë, përveç Albulenën dhe Donikën!

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani pak para fillimit të seancës konstituive ka thënë se për të parën e kuvendit nuk e kanë votën e tyre vetëm Donika Gërvalla dhe Albulena Haxhiu, kurse të tjerët janë të mirëpritur.
“Veç Donika e Albulena nuk bëjnë, të tjerët janë të mirëpritur”, ka thënë Hasani, transmeton IndeksOnline.