75 Mall Live Search
13:37 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / F.R

Nait Hasani i kërkon Bedri Hamzës ta pranoj shkrirjen e Fatmir Limajt në PDK: Bashkimi bën fuqi

Ish-deputeti Nait Hasani ka bërë thirrje publike për bashkim të spektrit politik brenda Partisë Demokratike të Kosovës, duke kërkuar nga kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, që të ndërmarrë hapin për pranimin e shkrirjes së subjektit të udhëhequr nga Fatmir Limaj në PDK.

Në një postim në facebook, Hasani thekson se Kosova ka nevojë urgjente për unitet politik, ndërsa sipas tij, përgjegjësia për drejtimin e këtij procesi bie mbi kryetarin e PDK-së, shkruan IndeksOnline.

“Ne frymen e Unitetit dhe te bashkimit te forcave per fitore ne zgjedhjet e 28 dhjetorit, kerkoj nga Kryetari i PDK zoti Bedri Hamza te perdor autoritetin dhe pergjegjesit politike te tij si kryetar dhe kryesia e PDK-se te miratoj, qe ne gjiun e saj te pranoj shlkrirjen e Fatmir Limajt si pjese te saj.
Bashkimin dhe shkrijen e kerkon koha e rrethanat politike te kohes neper te cilen po kalon Kosova. Bashkimin dhe unitetin e forcave te copezuara te PDK-se sot po e kerkojne ushtaret, qytetaret, simpatizantet dhe elektorati politik i PDK-se”, ka shkruar Hasani.

Sipas Hasanit, rrethanat politike në vend kërkojnë bashkimin e forcave brenda spektrit të djathtë, ndërsa ai thekson se kjo është kërkesë e qytetarëve, ushtarëve të luftës dhe elektoratit të PDK-së./IndeksOnline/