75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / k.v

Nait Hasani: Jemi në dorë të Zotit dhe Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka komentuar ngërçin politik në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar situatën si një përsëritje të vazhdueshme pa zgjidhje.

“Jemi në dorë të Zotit dhe Gjykatës Kushtetuese”, tha Hasani, duke bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit.

Ai theksoi se PDK-ja është në përgatitje të konventës që do të mbahet të shtunën, ndërsa seancat në Kuvend, sipas tij, po ndjekin një skenar të njohur.

“Nuk kam ardhur për seancë. Në Kuvend, rutina e njëjtë, seriali i njëjtë,” u shpreh Hasani.