Namazi i xhumasë i bashkon lojtarët e skuadrave kosovare në Antalia të Turqisë
Disa nga klubet më të njohura të futbollit kosovar po zhvillojnë përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit në Antalia të Turqisë, duke shfrytëzuar kushtet optimale për stërvitje dhe përgatitje fizike.
Mes tyre janë: Gjilani, Feronikeli ’74, Prishtina, Drita, Malisheva, Llapi dhe Drenica, shkruan Indeksonline
Gjatë qëndrimit, lojtarët dhe stafi teknik kanë treguar respekt për traditat dhe praktikën fetare, duke falur namazin e xhumasë në një xhami lokale, një moment që tregoi edhe unitetin dhe harmoninë brenda komunitetit sportiv kosovar.
Ky lloj bashkëpunimi dhe organizimi nuk pasqyron vetëm përkushtimin e ekipeve për të përmirësuar performancën në sezonin e ri, por edhe lidhjet kulturore dhe fetare që i bashkojnë sportistët kosovarë edhe jashtë fushave të lojës./Indeksonline/

