75 Mall Live Search
11:57 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / H F

“Nana ish konë kandidate më e mirë për deputete”, shakaja e Ukë Rugovës që nxiti reagimin e Abdixhikut

Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, do të jetë në listën e LDK-së për deputet, ka bërë të ditur dje kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ata zgjodhën ditëlindjen e ish-presidentit Rugova si datë simbolike për ta njoftuar këtë vendim.

Abdixhiku për 81-vjetorin e lindjes së presidentit të ndjerë Rugova shkoi në familjen e tij ku u prit nga bashkëshortja Fanë Rugova.

Në një fjalim të shkurtër para të pranishmëve, Fanë Rugova tha se i gëzohet vendimit të djalit të saj për të qenë në listën e deputetëve të LDK-së, ndërsa tha se shpreson që ai të jetë shtysa e partisë për të ecur përpara.

“Sot më vjen mirë që edhe Uka bashkë që e keni gjetur këtë ditë, me hy në mesin e deputetëve. Dëshiroj që Uka me qenë sepse është autoritativ dhe me qenë si shtysë e madhe juaja të ecni përpara me hapa të sigurt dhe konkretë për të mirën e LDK-së dhe të mirën e juve të gjithëve”, tha Fanë Rugova.

Këtu Ukë Rugova bëri një shaka se me këtë fjalim, nëna e tij do të ishte kandidate më e mirë.

“Nana ish konë kandidate më e mirë për deputete”, tha ai.

“Ukë, unë jam tu e ndërru mendjen qitash. Fjalimin ma të mirë e pati”, reagoi Abdixhiku, i cili e falënderoi Fanë Rugovën për fjalët e saj.