Nantes iu bashkohet tifozëve, mblidhen sonte për futbollistin e humbur
Humbja e Emiliano Salas ka tronditur mbarë botën e futbollit e në veçanti klubin e Nantes.
Tifozët e skuadrës franceze do të mblidhen në ora 18:30 në “Place Royale” të qytetit të Nantes për të lënë nga një tulipan të verdhë.
“FC Nantes bashkohet me thirrjen e tifozëve për tubimin sonte nga ora 18:30 në “Place Royale” në Nantes për të lënë një tulipan të verdhë”, ka shkruar Nantes në Twitter.
Kujtojmë se aeroplani me të cilin po udhëtonte Sala nga Franca në Angli për te Cardiff ka humbur kontaktet dhe ende është duke u kërkuar për të. /IndeksOnline/
Le FC Nantes se joint à l'appel des supporters pour le rassemblement ce soir à partir de 18h30 Place Royale à Nantes pour déposer une tulipe jaune au pied de la fontaine.#PrayForSala pic.twitter.com/AGAslLxxGn
— FC Nantes (@FCNantes) January 22, 2019