08:40 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Naomi Campbell dhe Liam Payne konfirmojnë lidhjen?

Ata fillimisht u lidhën nga mediat në janar të këtij viti pasi u fotografuan së bashku.

Modelja e njohur, Naomi Campbell dhe këngëtari, Liam Payne ngiten dyshimet edhe më shumë për një romancë pasi morën pjesë në të njëjtin event në Hong Kong, shkruan Indeksonline.

Edhe pse 48 vjeçarja dhe 25 vjeçari u fotografuan ndaras nga njëri-tjetri në mbrëmjen glamuroze kjo ka bërë që të spekulohet edhe më shumë për lidhjen e tyre.

Liam së fundmi ishte në lidhje me këngëtaren, Cheryl Cole me të cilën ka një djalë, çifti u ndan në korrik të vitit 2018./Indeksonline/