23:56 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Napoli afër marrëveshjes me zëvendësuesin e Hysajt

Napoli gjithnjë e më afër Stefan Lainer . De Laurentiis është i gatshëm t’i japë Carlo Ancelotit dhuratën e dytë pas Simone Verdit.

Në fakt, sipas njoftimeve nga Sky Sports,  marrëveshja mes Azzurrit dhe Salzburgut është një hap larg, shkruan indeksonline.

Kostoja e operacionit do të ishte rreth 10 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Mbrojtësi austriak duhet të zërë vendin në krahun e majtë si zëvendës i Hysaj.

Në sezonin e kaluar ai bëri 33 paraqitje duke shënuar  1 gol dhe 4 asistime në ligë, ku shënoi golin vendimtar për kalimin e raundit të kundër Lazios. /IndeksOnline/

Temat: