Napoli arrin marrëveshje me Juan Jesus

Napoli ka vazhduar me konsolidimin e skuadër në prag të fillimit të sezonit të ri.
Sipas mediave italiane, klubi italian ka arritur marrëveshje për transferimin e Juan Jesus.
Jesus ishte futbollist i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Romën në qershor të këtij viti.
30-vjeçari, është pjesë e Serie A që nga viti 2012 kur u transferua te Interit nga Internacional.
Mbrojtësi qëndroi pesë vite te ‘Nerazzurët’, më pas katër vite te ‘Giallorosët’.
Braziliani, sezonin e kaluar zhvilloi vetëm 11 paraqitje me fanellën e Romës në të gjitha garat.